’21 Janari’/ Ulsi Manja: Vendimi i Strasburgut i hapi rrugë drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste ka kujtuar 21 Janarin si një nga ngjarjet më të rënda, teksa u shpreh se vendimi i Strasburgut për këtë çështje, i hapi rrugë drejtësisë. Manja shtoi se PS do ta mbështesë drejtësinë pavarësisht çmimit.

“Për ne, 21 janari është plagë dhimbjeje, por në këtë Kongres jemi pak më të lehtësuar, pasi vendimi i Gjykatës Evropiane të Strasburgut, i ka hapur rrugë drejtësisë. Vendimi i Strasburgut dëshmon se drejtësia asnjëherë nuk e lë në harresë të drejtën. Na mbush me shpresë. Jo më kot, paneli i këtij kongresi nis me drejtësinë, pasi te drejtësia. Me ardhjen në pushtet, ne u premtuam shqipatëve një drejtësi të pavarur. Votën plebishitaretë 2013, ne socialistët shqiptarë e farkëtuam përmes një përpjekjeje historike, për t’i dhënë Shqipërisë drejtësinë që nuk e ka pasur që nga themelimi i shtetit në vitin 1912. Drejtësia e re përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë që kanë kaluar vettingun. Reforma e ka përmbushur plotësisht reformën e saj, meinstitucionet e reja të drejtësisë po japin rezultate të prekshme për çdo qytetar shqiptar. Drejtësi me standarde është një drejtësi me prova e fakte. Sot, Shqipëria është bërë një partner i besuar në luftën ndaj krimit, epoka e panmdëshkueshmërisë i përket një epoke tjetër. Mbështetja jonë ndër vite është shfaqur haptazni, dyfishim i buxhetit të shtetit në 7 vjet. Do të mbetemi të gatshëm të plotësojmë çdop nevojë të sistemit të drejtësisë”, ka thënë ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top