Tymueset dhe shpërthimet dje në Kuvend, policia referon materialet në SPAK për grupin parlamentar të PD

Policia e ka konsideruar vendngjarje sallën e Kuvendit pas incidenteve të shkaktuara nga deputetët e opozitës ditën e djeshme. Por, ndryshe nga data 4 dhjetor referimi i materialeve në SPAK nga komisariati nr.1 nuk është bërë me emra konkretë, por materiali është referuar për grupin parlamentar të opozitës.

Kujtojmë se më datë 4 dhjetor, komisariati nr.1 krahas materialeve të tjera hetimore referoi në SPAK edhe emrin e deputetëve Flamur Noka dhe Albana Vokshi. Referimet në SPAK janë bërë që ditën e djeshme. Ndërsa për Nokën dhe Vokshin që më datë 4 dhjetor.

Kujtojmë se dje ende pa nisur seanca plenare, opozita vijoi me skenarin e saj, me tymuese, por hodhi edhe shashka, ndërkohë që zyrtarisht Kuvendi zgjati vetëm 8 minuta, sa u miratua buxheti i vitit 2024.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top