Partizani-Teuta sposton kampionatin me një ditë: këto janë datat dhe oraret e sfidave të javës së 16-të

Në pritje të rikuperimin të së enjtes, të ndeshjes së javës së parë të kampionatit Partizani-Teuta, kategoria Superiore ka pësuar një spostim të vogël. Kështu, Java e 16 e kampionatit do të luhet në datat 10 dhe 11 dhjetor, duke kaluar nga fundjava me zbritjen në fushë të dielën e të hënën.

Të dielën janë programuar të zhvillohen tre takime. Laçi – Tirana dhe Erzeni–Kukësi, që do të hapin javën e 16-të, me të dyja sfidat që do të zhvillohen në orën 13:30, respektivisht në Laç dhe Rrogozhinë. Në të njëjtën ditë do të luhet edhe një tjetër takim interesant në Shkodër, aty ku Vllaznia do të përballet me Dinamo City në stadiumin “Loro Boriçi”. Java e 16-të do të ulë siparin të hënën me dy sfidat Teuta – Egnatia dhe Partizani – Skënderbeu, që do të luhen në orën 17:00.

 

Ndërkohë të enjten, më datë 7 dhjetor, do të luhet edhe ndeshja e prapambetur Partizani–Teuta. Sipas kalendarit, sfida Partizani-Teuta ishte përllogaritur të ishte ndeshja hapëse e sezonit 2023/24, por u shty për shkak të impenjimit të klubit kryeqytetas në kualifikueset e UEFA Conference League.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top