Inter në ankth, tërheqje muskulare për De Vrij e Dumfries: jashtë fushave për rreth 20 ditë

Nga infermieria e Inter kanë mbërritur konfirmimet për problemet muskulare të pësuara nga Stefan De Vrij dhe Denzel Dumfries. Të dy lojtarët zikaltër u dëmtuan gjatë ndeshjes kundër Napolit. Mbrojtësi qendror dhe anësori, në fakt, iu nënshtruan disa testeve instrumentale. Kontrollet evidentuar përkatësisht një tendosje në aduktorët e kofshës së majtë dhe një tendosje në përkulësit e kofshës së majtë.

Për momentin, nuk janë ende të sakta kohët e rikuperimit, por duhet të jenë rreth 20 ditë larg fushave. De Vrij dhe Dumfries do të rivlerësohen javën e ardhshme për të kuptuar situatën në zhvillim. Synimi është që ata të rikthehen në dispozicion për ndeshjen kundër Genoas para fundit të vitit.

 

Ndërkohë, raporti i zikaltërve ka dhënë informacion edhe për gjendjen e Arnautovic. I sapo kthyer nga një dëmtim i gjatë, sulmuesi pësoi një frakturë të gishtit në dorën e majtë, në fund të ndeshjes kundër Napolit. Falë një mbrojtje specifike austriaku do të jetë ende në dispozicion për ndeshjen kundër Udinese. Një lajm i mirë pas ankthit të krijuar nga dëmtimet e dy futbollistëve holandezë, që tani janë në garë me kohën për tu kthyer para vitit 2024.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top