Dinamo fundos Laçin dhe kërcënon vendin e katërt: Andoni e Bardhi i japin suksesin Mehmetit

Dinamo merr fitoren e tretë që kur Mehmeti është ulur në pankinë dhe zgjat pathyeshmërinë me teknikun prej 6 takimesh. Andoni e Bardhi kanë likuiduar 2-0 Laçin, në Niko Dovana, në sfidën e vlefshme të javës së 15 të Superiores. 19 pikë për “Nëndetësen” që vjen tashmë dy pikë larg vendit të tretë, me kërcënimin e deklaruar për një vend në Final Four.

Skuadra e Mehmetit ka bërë gjithçka siç duhet në sfidën e sotme. Prapavija e Dinamos është shndërruar në një mur të pakalueshëm. Ndeshja e katërt radhazi pa pësuar, për atë që me teknikun italian ishte mbrojtja më e dobët e Superiores. Andoni provoi që në fillim të ndëshkonte Dajsinanin, që u mbrojt si duhet. Kryeqytetasit jo se bënë shumë, por me Lorran e Goudjabi vendosën nën presion kurbinasit. Manellari rrezikoi Salin, në të vetmin rast të pjesës së parë për Laçin. Mungesa e rrezikshmërisë u ndëshkua dy minuta nga fundi. Goudjabi shërbeu në qendër dhe Andoni kaloi dinamovitët në avantazh.

Laçi reagoi në pjesën e dytë, me Ujkën e Manellarin ndër më aktivët, por nuk mundi të zgjidhë situatat para portës së Salit. Dinamo, përkundrazi, në minutën e 90′ kundërsulmoi me Tushën që i dha mundësinë Bardhit të mbyllte ndeshjen me golin e 2-0.

Shtatë ndeshje pa fitore për Mirel Josën dhe Laçin, që e sheh veten në pozita shumë delikate me 16 pikë, në vendin e parafundit. Tre fitore e tre barazim që kur Dritan Mehmeti është ulur në pankinën e Dinamos për të zëvendësuar Di Biaggio. Tekniku po e kthen serinë pozitive në një nxitje për të tijtë. E blutë, nga mungesa e shpresës, tani janë vetëm dy pikë larg një vendi në katër më të mirët, ku synohet të jetë renditja në fund të kampionatit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top