Video/ Çmenduri e Donnarumma, PSG me 10 lojtarë nga minuta e 9′ mposht 0-2 Le Havre

Ndeshja e Gianluigi Donnarumma kundër Le Havre në Ligue 1 zgjati vetëm 9 minuta. Portieri italian prej kohësh nën kritikat e tifozëve ishte protagonist i një ndërhyrje vrastare ndaj sulmuesit kundërshtar Casimir. Gabim në kohën e daljes nga Gigio, me numrin 23 të Le Havre, që i parapriu duke marrë një goditje me taka mes gjoksit dhe fytyrës.

Përjashtimi ishte i menjëhershëm dhe Barcola u detyrua të largohej nga fusha për të aktivizuar portierin Arnau Tenas. Për Donnarumma, që vjen nga gafa e dyfishtë mes kampionatit kundër Monakos dhe Champions League kundër Neëcastle, është një tjetër moment i keq në përvojën pariziene.

 

Inferioriteti numerik nuk e ka penguar skuadrën e Luis Enrique të marrë një fitore emocionuese në javën e katërmbëdhjetë të Ligue 1. PSG fitoi 2-0 kundër Le Havre, pavarësisht përjashtimit të portierit Donnarumma në minutën e 9′. Ish-lojtari i Milan e la ekipin e tij me dhjetë lojtarë pothuajse gjatë gjithë ndeshjes. Por parisienët u shpëtuan nga Mbappé, i cili shënoi në minutën e 23′ dhe Vitinha, që mbylli ndeshjen në të 89′. Luis Enrique ngjitet në +4 nga vendi i dytë.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top