Reshje dëbore/ 17 fshatra ende pa energji në Dibër e Bulqizë

Situata e krijuar nga reshjet e borës vijon të jetë problematike sa i përket furnizimit me energji elektrike kryesisht në Dibër e Bulqizë. Aktualisht pa rrymë vijojnë të jenë 8 fshatra të Njësisë Administrative Kala e Dodës në Bashkinë Dibër dhe 9 fshatra të Bashkisë Bulqizë si në Ostren, Zerqan, Shupenzë e Gjoricës.

Erërat e forta kanë bërë ndërprerjen gjatë natës edhe në Njësinë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit.

Sa i përket borës, deri tani të pakalueshme janë rrugët e fshatrave të Njësive Administrative Kala e Dodës, Selishtë e Zall Dardhë në Bashkinë Dibër.

Për momentin furnizimi me ujë të pijshëm në të gjithë Qarkun Dibër bëhet pa probleme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top