Në “Kukës Arena”, fusha e paluajtshme: kushtet e rënduara atmosferike, spostojnë takimin në Tiranë

Kushtet atmosferike detyrojnë Kukësin të “emigrojë” nga “Kukës Arena”, drejt Tiranës. Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se do të ketë një ndryshim në kalendarin e ndeshjeve të javës së 14-të në kampionatin “Abissnet Superiore”. Kështu, ndeshja e programuar për të martën në qytetin veri-lindor do të zhvillohet në Tiranë.

Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe reshjeve të dëborës ndeshja është e pamundur të zhillohet në qytetin e Kukësit. Sfida e javës së 14 të kampionatit, Kukësi – Skënderbeu e programuar për t’u zhvilluar të martën më datë 28 nëntor në orën 13:30 në stadiumin “Kukës Arena”, do të spostohet për t’u luajtur në të njëjtën ditë dhe orë në stadiumin “Arena e Demave” në kryeqytet.

Ky vendim është marrë në konsensus të plotë me dy klubet e “Abissnet Superiore”, që ndeshja të luhet në kushte sa më të mira dhe optimale.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top