Berisha: Rama refuzon Komisionin Hetimor, pasi qëndron vetë pas kësaj afere

Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama refuzon të ngrihet Komisioni Hetimor Parlamentar për koncesionin e sterilizimit, pasi sipas tij, kreu i qeverisë qëndron pas kësaj afere.

Sipas Berishës, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka deklaruar se nuk kam marrë unë para, i ka marrë Edi Rama.

“Zëri kot nuk i dridhet, dhe sytë kot nuk i kërcejnë kur del para jush. Nuk pranon ai komision hetimor parlamentar për sterilizimin. Beqaj e ka deklaruar, nuk kam marrë unë para, i ka marrë Edi Rama, janë vjedhur. Ndaj Rama refuzon të drejtën e opozitës për të ngritur komision hetimor”, tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top