Kremlini: Nuk përbëjmë kërcënim për Finlandën dhe Suedinë

Në një deklaratë ditën e sotme, Rusia tha se nuk përbën asnjë kërcënim për Finlandën dhe Suedinë, dy vende që duan të anëtarësohen në NATO, një proces që ka hasur kundërshtime nga Turqia.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Helsinki tha të mërkurën se Turqia dhe presidenti i saj, Rexhep Tajip Erdogan, kanë marrë vendimin e tyre për Finlandën, megjithëse ende nuk e ka bërë të qartë një datë specifike se kur do ta shpallin atë.

“Ne kemi shprehur vazhdimisht zemërimin tonë për këtë orientim drejt integrimit të Finlandës dhe Suedisë, ne kemi thënë vazhdimisht se Rusia nuk është kërcënim për këto vende”, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Sipas tij, dy vendet nordike “nuk kanë asnjë dallim” me Rusinë.

“Ata nuk na kanë kërcënuar kurrë, prandaj ne nuk jemi kërcënim për ta dhe neve na vjen vetëm keq” për ambicien e tyre për t’u bashkuar me NATO-n, shtoi ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top