Will Smith dhe Jada Pinkett Smith u shfaqën së bashku në Ditën e Falënderimeve.
“Një ditë e përsosur e Falënderimeve.Shpresoj që edhe e juaja të jetë po ashtu,” shkroi Jada poshtë fotove ku shfaqeshin bashkë me djalin e tyre Jaden, 25, vajzën Willow, 23, dhe djalin e Will, Trey Smith, 31, të cilin ai e ndan me ish-gruan e tij, Sheree Zampino.
Fotot e reja familjare vijnë dy javë pasi ish-asistenti i supozuar i Will, Brother Bilaal, pretendoi se ai pa fituesin e Oscarit në intimitet me aktorin e “Scream 2”, Duane Marin në një dhomë zhveshjeje disa vite më parë.
Ndërsa Bilaal nuk e bëri të qartë se kur ndodhi akti se*sual i supozuar, një përfaqësues i Will-it mohoi pretendimin. Një tjetër burim i tha TMZ se aktori madje po “konsideron marrjen e masave ligjore” mbi akuzën.
Ndërkohë, Will dhe Jada janë përfolu shpesh në media javët e fundit pasi drejtuesja e emisionit publikoi librin e saj të kujtimeve “Worthy” muajin e kaluar. Gjatë një interviste për promovimin e librit, aktorja e “Girls Trip” zbuloi se ka 7 vite që është ndarë nga aktori i “Pursuit of Happyness”.