Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Bruce Willis

Demenca frontotemporale me të cilën u diagnostikua Bruce Willis më 16 shkurt e la botën e kinemasë në shok. Aktori i “Die Hard” vuante prej disa kohësh nga kjo sëmundje dhe lajmi u komunikua për të gjithë fansat e tij përmes një deklarate zyrtare të shkruar nga familja e tij.

“Është një lehtësim që më në fund të kemi një diagnozë të qartë”, thuhej në deklaratë. Tashmë në një intervistë të publikuar nga gazeta Bild, një person i afërt me aktorin pohon se simptomat e tij janë përkeqësuar. Gazeta gjermane Bild ka publikuar një intervistë me Wilfried Gliem, i cili pretendon se është xhaxhai i Willis. Në bisedë, Gliem tregon se çfarë i ka treguar nëna e aktorit, Marlene Willis.

“Ajo thotë se nuk është e sigurt që djali i saj e njeh atë. Sjellja e tij është e ngadaltë dhe pak agresive,” komentoi Gliem. “Nuk është e mundur të bëjmë një bisedë normale. Mamaja e Bruce na mban të informuar. Ne i telefonojmë njëri-tjetrit një herë në muaj. “Scout dhe Tallulah janë dy vajza shumë të forta që tani janë aty për babanë e tyre, ashtu si ai ka qenë aty për ta. Simptomat fillimisht filluan të shfaqen në Bruce dy vjet më parë. Sipas raportimeve, gjatë xhirimeve ai kishte vështirësi në mbajtjen e bisedave, dhe nuk mund t’i lidhte fjalët siç duhet.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top