Për shkak të motit të keq i gjithë qarku i Dibrës është totalisht i paralizuar. Më problematike paraqitet situata në Rruga e Arbrit. Në Qafë Murriz janë të bllokuar mbi 300 persona. Mes tyre ka fëmijë dhe të moshuar. Qytetarët thonë se janë të bllokuar që prej orës 13:00, pra prej gati 6 orësh. Në drejtim të vendit është nisur një borëpastruese nga Tirana, por për shkak se rruga është bllokuar nga makinat e ndaluara, fadroma është kthyer sërish pas.
Ndërkohë, rreth 100 mjete kanë mbetur të bllokuar në Segmentin Peshkopi – Maqellarë në Dovolan.