Egnatia është rikthyer në fushë për herë të parë pas tragjedisë së ndodhur në fushë në 11 nëntor, ku humbi jetën Raphael Dwamena. Rrogozhinasit zbritën në fushë për të luajtur minutat e mbetura me Partizanin, ndeshja e javës së 13 që ishte ndërprerë në minutën e 24’. Klubi i presidentit Agim Demrozi kishte organizuar edhe një ceremony në kujtim të kapitenit të tyre.
Dwamena pësoi infarkt në fushë, në fushë në minutën e 24’ të ndeshjes, por nuk arriti të mbijetonte pavarësisht ndihmës së dhënë. Egnatia në fakt e kishte njoftuar më herët se në nder të ish-kapitenit do të mbahej edhe një ceremony, përpara se të niste takimi, me zëvendësimin simbolik të numrit 7.
Një foto përkujtimore për të vendosur buqetat me lule nga të dy skuadrat dhe një këngë përkujtimore për Raphael Dwamena, që dhe gjithcka në Rrogozhinë, edhe jetën. Të dy ekipet hynë në fushë me fanellat ku ishte stampuar fotoja e 28 vjeçarit. Ceremonia u shoqërua me duartrokitjet e të pranishmëve dhe vetëm pas një minutë heshtje në nder të Raphael, nisi takimi.