E thotë studimi: Muzika mund të zvogëlojë dhimbjen

Nga kopertina e Johnny Cash për “Hurt” të Nine Inch Nails deri te hiti i REM “Everybody Hurts”, dhimbja, zakonisht emocionale, është një temë e përhershme në këngë.

Megjithatë, muzika mund të veprojë edhe në mënyrë terapeutike, si një analgjezik i vërtetë dëgjimor, sipas hulumtimit të kryer në Universitetin McGill të Montrealit. Gjetjet, të publikuara në revistën Frontiers in Pain Research, sugjerojnë se muzika e preferuar krijon një përgjigje emocionale që mund të lehtësojë dhimbjen.

Dëgjimi i këngëve të preferuara “mund të zvogëlojë ndjeshëm intensitetin e dhimbjes dhe shqetësimit”, ndërsa “këngët e panjohura nuk kanë një efekt të tillë”, zbuloi autori kryesor i hulumtimit Darius Valevicius, i cili testoi efektin e një sërë melodish te 63 persona.

Shkencëtarët e testuan këtë duke vendosur një pajisje termike në duart e pjesëmarrësve që e ngrohte atë pjesë të trupit të tyre deri në pikën e dhimbjes. Të anketuarit kanë dëgjuar këngët që kanë zgjedhur vetë, ato të zgjedhura për ta nga studiuesit dhe grupit të tretë nuk i është luajtur asnjë muzikë.

Dhe hulumtimet e mëparshme kanë treguar se muzika mund të ndihmojë në zbutjen e dhimbjeve fizike, depresionit dhe presionit të lartë të gjakut.

Në vitin 2012, Qendra Kërkimore e Dhimbjeve të Universitetit të Utah-s publikoi një hipotezë se “muzika mund të zhvendosë fokusin njohës nga dhimbja” dhe disa kërkime të mëparshme kanë treguar se terapia muzikore mund të zvogëlojë nevojën për ilaçe deri në 50 për qind.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top