“U rrezikua masakra”. Dhuna në Brazil-Argjentinë, urdhëri i Messi: “Të gjithë jashtë fushe”

Në kaosin total të stadiumit Maracana, me përplasjet e ultrasve dhe policisë në tribuna, zëri i Leo Messi kumboi fort: të gjithë jashtë fushës. Ishte kapiteni i “vjetër” i Argjentinës që mori iniciativën për të rikthyer kombëtaren e tij në dhomat e zhveshjes. Veprim që vonoi kështu gjysmë ore fillimin e ndeshjes (më pas fitoi 1-0 nga Albiceleste, red.). Trazirat në tribuna filluan teksa po luheshin himnet kombëtare. Në një sektor të zënë nga 3000 ultras argjentinas të pranishëm – shumica prej tyre të përzier me publikun vendas – shpërthyen përleshjet me tifozët brazilianë. Pas ndeshjes Pleshti ishte i qartë: “Po rrihnin njerëzit, rrezikohej masakra”.

Ndërhyrja e policisë për të ndalur kaosin, në fakt, pothuajse e ka ushqyer atë, siç ndodh shpesh në këto raste. Vetëm pasi situate agravoi u arrit të rivendosej qetësia brenda impiantit. Episodi kujtoi përleshjet në Copacabana gjatë finales së Libertadores midis Boca Juniors dhe Fluminense.

Nisur nga situata, lojtarët argjentinas u larguan nga fusha dhe u drejtuan drejt vendit të incidentit. Ndërsa disa spektatorë argjentinas u vërsulën në fushë në kërkim të mbrojtjes nga rrahja e policisë. Në atë moment, kapiteni i kombëtares së Albiceleste, Lionel Messi, iu drejtua gjyqtarit kilian Piero Maza. Me gjeste elokuente ai njoftoi se do ta largonte skuadrën nga fusha dhe me shokët e tij u nis drejt dhomave të zhveshjes për të pritur të rivendosej qetësia.

 

MESSI: “PO RRIHNIN NJERËZIT, U RREZIKUA MASAKRA”
Gjesti i Lionel Messi pati një rëndësi të madhe dhe u komentua nga ai vetë pas ndeshjes në këtë mënyrë: “Ata shtynin njerëzit me shkopinj, ata ushtruan dhunë duke rrahur njerëz – referenca për policinë braziliane -. Kishte lojtarë që kishin familjen atje. Mendon për familjen tënde, nuk e di vërtet se çfarë po ndodh dhe je më i fokusuar aty sesa të luash. U rrezikua një masakër”.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top