Si ta mjekoni pagjumësinë

Nëse keni probleme me gjumin, ju nuk jeni të vetëm në këtë çështje.

Kjo pasi pagjumësia mendohet të ndikojë rregullisht rreth një në çdo tre vetë.

Po ashtu lodhja dhe mungesa e përqendrimit, mungesa afatgjatë e gjumit ka qenë e lidhur me shëndetin e dobët të zemrës, depresionin dhe ka një rrezik në rritje të vdekjes së hershme.

Njerëzit me insomnia kanë probleme të bien në gjumë ose të qëndrojnë në gjumë. Ata mund të zgjohen gjatë natës ose të zgjohen herët në mëngjes.

Problemet tuaja me gjumin mund të vijnë dhe shkojnë, ose ato mund të jenë edhe të vazhdueshme.

Problemet afat-shkurtra të gjumit shpesh lidhen me stresin afat-shkurtër. Kjo pagjumësi afatshkurtër mund të zgjatë për disa ditë ose disa javë. Shpesh kjo përmirësohet pas më pak se një muaji.

Mjekimi i pagjumësisë fokusohet në arsyet të cilat ju bëjnë juve të mos flini mirë. Nëse ju keni një problem tjetër mjekësor, si dhimbje kronike, ose problem emocional, si stres, mjekimi i problemit mund t’ju ndihmojë të flini mirë.

Disa njerëz mund të kenë nevojë për barna për një kohë për t’u ndihmuar atyre të flenë. Mjeku shpesh përshkruan barna për një kohë të shkurtër nëse mjekimet tjera nuk funksionojnë. Por barnat nuk ndihmojnë aq shumë me kalimin e kohës sa mund të ndihmojnë ndryshimet në mënyrën e të jetuarit. Barnat e gjumit po ashtu mund të bëhen shprehi. Barnat funksionojnë më së miri si terapi afat-shkurtër e kombinuar me ndryshime në stilin e jetës dhe në sjellje, transmeton Klan Kosova.

Mjeku juaj po ashtu mund t’ju rekomandojë këshillimi te psikologu, që mund t’ju ndihmojnë juve të mësoni shprehi të reja të cilat mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top