Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike para takimit Kore e Jugut-Japoni

Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike në det midis gadishullit Korean dhe Japonisë të enjten, vetëm disa orë përpara se presidenti i Koresë së Jugut të shkonte në Tokio për të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë ku pritet të diskutohet mbi mënyrat për t’u kundërpërgjigjur ndaj Veriut.

Koreja e Veriut ka lëshuar raketa të shumta këtë javë, ndërsa Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë stërvitjet të përbashkëta ushtarake që Pheniani i ka dënuar si veprime armiqësore.

Në një deklaratë të enjten, ushtria koreano-jugore tha se Veriu kishte lëshuar të paktën një lloj rakete balistike të panjohur në brigjet e tij lindore.

Edhe qeveria japoneze konfirmoi lëshimin e raketës dhe roja bregdetare e Japonisë vlerësoi se ajo mund të ishte një armë me rreze të gjatë veprimi si raketat balistike ndërkontinentale.

Presidenti koreano-jugor Yoon Suk Yeol do të shkojë në Japoni për takimin e parë të këtij niveli me kryeministrin Fumio Kishida në më shumë se një dekadë, pjesë e një përpjekjeje për të kapërcyer mosmarrëveshjet historike, politike dhe ekonomike në emër të një bashkëpunimi më të mirë për t’iu kundërpërgjigjur Koresë së Veriut dhe sfidave të tjera.

Si pjesë e përpjekjeve, dy aleatët e SHBA-së kanë rënë dakord të ndajnë informacione në kohë reale të hedhjes së raketave nga Koreja e Veriut dhe janë angazhuar të thellojnë më tej bashkëpunimin ushtarak.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top