Bardhi: Forca sigurie sikur ishim në gjendje lufte, antikushtetuese dhe e paprecedentë

Gazment Bardhi pas mbylljes së seancës plenare, ku miratua buxheti i 2024-ës, vetëm me votat e PS-së, e dënoi ashpër këtë akt.

Ai tha se rrethimi i sallës së Kuvendit me Gardistë, është antikushtetuese dhe e paprecedentë.

“Do të duhet ju t’i kërkoni llogari kryetares së Kuvendit se pse ju gënjeu të shtunën ku mohoi urdhrin e paligjshëm, që mbushi sallën e Kuvendit me gardistë. Shqipëria është anëtare e NATO-s, pret që të anëtarësohet në BE. Sot deputetët kanë qenë të rrethuar nga forcat e sigurisë sikur të ishim vend në gjendje lufte. E vetmja arsye se pse salla e Kuvendit ishte mbushur me forca të gardës, ishte se në sallë ishte kryeministri Rama. Një frikacak që për të ardhur në seancë blindoi sallën. Nuk kemi përplasje me Gardën. Nuk e kemi betejën me Gardën e Republikës. Sipas Ligjit Garda nuk mund të futet në seanca për të rrethuar deputetët e Kuvendit.”, tha ai.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top