Kjo seancë plenare pritet të shoqërohet me tensione të shumta. Deputetët e opozitës kanë shkuar rreth një orë para në seancë.
Në sallë janë deputetët e Partisë Demokratike të cilët kanë kthyer përmbys karriget. Gjithashtu në Kuvend janë të pranishëm edhe punonjësit e Gardës, siç shihet nga fotot.
Ndërkohë kujtojmë se sot pritet të zhvillohet seanca maratonë për miratimin e buxhetit të vitit 2024, të cilin opozita ka paralajmëruar se do ta bllokojë.