Përplasje në parlament, Berisha shtyhet me Gardën, ndërhyn Bardhi: E keni kthyer në shtet policor

Ka nisur me tensione seanca e sotme plenare. Teksa Berisha tenton të shkoja te foltorja, është ndaluar nga Garda. Më pas ka ndërhyrë Gazment Bardhi, i cili kërkon që Garda mos të shtyjë.

“S’ju vjen zor, e keni kthyer në shtet policor. Për ça i ke sjell këta? Për çfarë ushtroni kontroll? Kush jeni ju?”, tha Bardhi.

Ndërkohë punonjësit e Gardës po kontrollojnë deputetët e opozitës para hyrjes në sallën e Kuvendit, ndërsa ata kanë paralajmëruar bllokim të punimeve.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top