S’ka fund tragjedia në Turqi, përmbytje në zonat e prekura nga tërmeti, 14 të vdekur

Turqia po përjeton një makth të ri pasi përmbytjet në vend kanë shkaktuar vdekjen e 14 personave. Zonat që u goditën nga shirat e dendura janë dy provincat që u shkatërruan nga tërmeti i muajit të kaluar.

Të paktën pesë persona raportohen të zhdukur, ndërsa numri i atyre që kanë mbetur jashtë banesave ende nuk është llogaritur. Megjithatë, informacionet bëjnë me dije se bëhet fjalë për mijëra qytetarë.

Mediat turke raportojnë se mes viktimave ka edhe persona që jetonin në çadra. Katër nga viktimat janë nga rajoni Sanliurfa, 50 km në veri të kufirit me Sirinë, ku ka ndodhur pjesa më e madhe e dëmeve. Së fundi, pesë nga viktimat janë sirianë.

Shirat e rrëmbyeshëm goditën zonën të martën vonë dhe sipas shërbimit të motit shirat e dendur do të zgjasin deri të mërkurën vonë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top