Parashikimi i motit: Reshje shiu në gjithë territorin e vendit

Një sistem frontal do të sjellë në territorin Shqiptar mbizotërim të vranësirave dhe shirave ku më të theksuara do të jenë në skajin verior-verilindor të vendit. Sipas MeteoAlb, orët e pasdites do të sjellin zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit ku më të konsiderueshme reshjet do të jenë në veri dhe verilindje të territorit.

Në zonat malore në lartësinë mbi 900 metra do të shfaqen reshje të pakta dëbore. Parashikohet që reshjet të mbeten prezent deri në orët e vona të natës kur pritet dobësim i intensitetit të tyre.

Temperaturat e ajrit do të rritne si në mengjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top