Lojtari më me fat në botë, shpëton mrekullisht pasi i kalon fishekzjarri ‘si raketë’ mbi kokë

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur fundjavën që shkoi në futbollin boshnjak, respektivisht në ndeshjen elitare mes Velezit dhe Zrinjskit.


Rezultati i kësaj ndeshjeje mbeti në plan të dytë pas një pamjeje të frikshme që u pa në fushën e blertë, njofton mediumi boshnjak “mondo.ba”.

 

Futbollisti i Zrinjskit, Tomislav Kish ishte njeriu më me fat në botë kur mbi kokën e tij, me një shpejtësi rrufeje, përfundoi një fishekzjarr “si një raketë”.

 

Për fatin e mirë të lojtarit, ky mjet i rrezikshëm nuk përfundoi në kokën apo në trupin e tij dhe kështu u shmang një tragjedi që ka mundur të ndodhte.

Tifozët në tribuna ishin mjaft problematikë duke shkaktuar incidente dhe duke bërë që loja të ndërpritej disa herë pasi ata patën konflikt dhe konfrontim edhe me sigurimin e stadiumit dhe me policinë boshnjake.

Loja zgjati rreth 140 minuta, duke i përfshirë ndërprerjet që ndodhën. /Gazeta Express/

 

 

 

 

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top