Gjykata rrëzon kërkesën e Safet Gjicit për ndryshimin e masës së sigurisë

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici për ndryshimin e masës së sigurisë. Pasi SPAK ka mbyllur hetimet është zbardhur dhe vendimi i cili dërgon dosjen për gjykim, ku përfshihet Gjici dhe Alma Kaçi.

Mbi të dy pandehurit rëndon akuza për veprat penale “korrupsion pasiv” dhe “korrupsion aktiv”.

Kujtojmë se Safet Gjici u arrestua në qershor të këtij viti, pas publikimit të një video-skandali në zyrën e tij së bashku me Alma Kaçin. Ngjarja kishte ndodhur disa javë më pas rizgjedhjes së tij në krye të bashkisë Kukës.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top