KQZ mblidhet sot për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari rrezikon shkarkimin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet ditën e sotme në orën 12:00, pasi drejtësia greke i përcolli ministrisë sonë të Drejtësisë vendimin që fakton se kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari ka qenë i dënuar nga Gjykata e Janinës.

Hajdari në formularin e vetëdeklarimit ka thënë se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar. KQZ do të vendosë sot nëse kryebashkiaku do të shkarkohet apo do të vijojë të qëndrojë në detyrë.

Gjykata në Janinë e ka gjetur fajtor Hajdarin për hyrje në territorin grek në mënyrë të paligjshme dhe e ka dënuar në 23 qershor të vitit 1999 me “masë riedukuese të qortimit”, pasi në atë vit, kryebashkiaku i zgjedhur ka qenë vetëm 17 vjeç. Sipas vendimit të drejtësisë greke, i pandehuri Kreshnik Hajdari, në atë kohë me statusin punëtor, ka qenë i pranishëm në procesin gjyqësor.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top