SHBA kryen sulme ajrore në Siri kundër Iranit

Shtetet e Bashkuara kryen dy sulme ajrore në Siri kundër Iranit, sipas një deklaratë të Pentagonit mbremë. Sulmet, të urdhëruara drejtpërdrejt nga Presidenti Biden, kishin në shënjestër një qendër trajnimi pranë qytetit të Albu Kamal dhe një shtëpi pranë qytetit të Mayadeen.

Sulmi është i treti që nga 26 tetori, teksa SHBA i përgjigjet sulmeve me dronë dhe raketa kundër trupave amerikane në Siri dhe Irak.

Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin ka lënë të hapur këtë mëngjes mundësinë e më shumë sulmeve kundër grupeve të lidhura me Iranin nëse sulmet kundër forcave amerikane nuk ndalen.

“Këto sulme duhet të ndalen, dhe nëse nuk ndalen, atëherë ne nuk do të ngurrojmë të bëjmë atë që është e nevojshme për të mbrojtur trupat,” u tha Austin gazetarëve në një konferencë shtypi në Seul.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top