Shembet tuneli në Indi, 40 punëtorë bllokohen brenda

Dyzet punëtorë indianë janë bllokuar që nga e diela, pas shembjes së një tuneli rrugor në ndërtim në veri të Indisë.

“Të 40 punëtorët e bllokuar brenda tunelit janë gjallë,” tha në një deklaratë Karamveer Singh Bhandari, komandanti i lartë i Forcës Kombëtare të Reagimit ndaj Fatkeqësive.

“Ne u dërguam atyre ujë dhe ushqim”, shtoi ai.

Shembja ndodhi herët në mëngjesin e së dielës në Himalaje teksa një grup punëtorësh u larguan nga kantieri dhe mbërriti një ekuipazh zëvendësues. Kontakti i parë me të mbijetuarit është bërë përmes një mesazhi të transmetuar në një copë letër, por më pas shpëtuesit kanë arritur të kominikojnë duke përdorur pajisje radio.

Ky tunel është pjesë e projektit të autostradës Char Dham, i projektuar për të përmirësuar lidhjet me katër zona hindu, ndër më të rëndësishmet në vend, si dhe me rajonet kufitare të Kinës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top