VIDEO/ “I çon sms Edi Ramës, shiko ku i ke tenderat”, përplasja mes deputetëve të PD në Kuvend

Gjatë zhvillimit të mbledhjes së komisionit për Çështjet Evropiane, deputetët e Rithemelimit, kanë hyrë në sallë dhe kanë bërë të pamundur vijimin e mbledhjes duke goditur tavolinën.

Për pasojë Etilda Gjonaj e kaloi mbledhjen e komisionit online.Pas kalimit online të mbledhjes në komisionin për Çështjet Evropiane, ka pasur një përplasje të ashpër me fyerje mes deputetëve demokratë Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku.

Madje pati edhe konfrontim fizik mes tyre në momentin kur Sula goditi Çollakun me dosje dhe u desh ndërhyrja e gardistëve dhe deputetëve të pranishëm për të ndalur përplasjen.

 

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top