Euro ka vijuar me rënien përballë monedhës vendase, duke u këmbyer me 104.2 lekë, që përbën një nga nivelet më të ulëta pas sezonit turistik në Shqipëri. Ndërkohë në tregun valutor monedha europiane blihet me 104.9 lekë.
Nga ana tjetër, dollari po ashtu ka shënuar rënie, duke u blerë me 97.6 lekë dhe shitur me 98.6 lekë. Franga zvicerane blihet me 107.4 lekë dhe shitet me 108.8 lekë. Ndërkohë paundi britanik do blihet me 118.8 lekë dhe do shitet me 120.5 lekë.