Reagon sërish kanadezi që fitoi Big Brother: Fitues i BB Albania do të jetë luani Luiz

Ka reaguar sërish fituesi i Big Brother në Kanada, Kevin Jacobs, duke i dalë në mbështetje konkurrentit të Big Brother Vip Albania, Lui Ejlli, shkruan Gazeta Metro.

Mbrëmë Luiz Ejlli bëri një strategji të pa parë deri më tani në Big Brother Albania. Ai i kishte futur në tualet 2 konkurrentë, Kristin dhe Armaldon, që t’i nxjerrë në nominim.

Pasi u nominuan me zarf të zi nga produksioni, Luizi tha se këtë lojë e ka ndjekur në Big Brother Kanada, derisa shumë herë e ka përmendur Kevin Jacobs si inspirim të tij për lojën në Big Brother.

Ndërkaq pas zhvillimeve të djeshme, ka reaguar pikërisht fituesi i Big Brother në Kanda, Kevin Jacobs.

Ai ka kërkuar sa më shumë klipe të Luizit në Big Brother, derisa ka thënë se Ejlli e ka studiuar lojën e tij.

“Luiz ejlli po dominon Big Brother Vip Albania dhe po më dërgon dashuri në rrugën time nga Shqipëria”, ka shkruar Jacobs.

Në reagimin e dytë Jacobs ka shprehur haptas mbështetjen dhe dashurinë për Luizin.

“Fituesi i Big Brother vip do të jetë Luani Luiz”, “Luizi për fitore”, ka shkruar kanadezi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top