Dialogu, zbulohen detaje nga takimi mes Kurtit dhe Vuçiç në Ohër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të mbajnë takimin e radhës në kuadër të dialogut më 18 Mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell dhe emisari për dialogun Miroslav Lajçak.

Borrell dhe Lajçak do të mbajnë takime të ndarë me Kurtin dhe me Vuçiç. Më pas ata do të mbajnë edhe një takim të përbashkët, i cili do të fokusohet në propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Me 27 Shkurt, Kurti dhe Vuçiç u dakordësuan për planin në fjalë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top