Flakadan dhe karrige të rrëzuara në Kuvend, Berisha: Mosbindje civile, grevë e përkohshme

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar pas situatës kaotike të krijuar në Kuvend, ku u ndezën flakadan dhe u rrëzuan karrige, se kjo ishte një formë greve. Ai theksoi se mazhoranca me votimin e projekligjeve në Kuvend, pa debat, tregoi fytyrën e vet.

““Ju patë sot reagimin me forma civile të mosbindjes civile dhe një grevë të përkohshme. Grevë-protesta në parlament nga deputetët e opozitës me kërkesën e prerë të rikthimit të të drejtave të tyre kushtetuese. Ne nuk heqim dorë. Nuk kemi autorizim nga zgjedhësit tonë që të jemi si marioneta në aktivitetin tonë parlamentar. Mazhoranca tregoi fytyrën e vet, vetëm miratim nuk është ai. Kërkojmë Parlament normal”, deklaroi Berisha.

Ai deklaroi se kryeministri Edi Rama i ka mohuar opozitës kërkesën kushtetuese të firmosur me 35 firma deputetësh për ngritjen e 8 komisioneve hetimore parlamentare duke shtuar se “jemi opozita e të drejtave të mohuara si kurrë ndonjëherë në 32 vite”.

“Kjo kërkesë nuk është në vullnetin e pseudomazhorancës. Kjo kërkesë diktohet nga Kushtetuta si detyrim për ngritjen e komisioneve sapo të mblidhen 35 firma apo të firmosë një e katërta e parlamentit. Kjo kërkesë nuk mund të mohohet kurrë. Kjo kërkesë mohohet sepse ne epiqendër të këtij hetimi, pa diskutim do vendoset edhe Edi Rama”, tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top