Bardhi: Nuk do të lejojmë asnjë zhvillim normal të parlamentit

Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat tha se deputetët e opozitës janë të vendosur që mos të lejojnë zhvillimin normal të asnjë veprimtarie parlamentare, derisa të respektohen të drejtat e opozitës.

“Duhet të respektohet e drejta kushtetuese e deputetëve të opozitës për llogaridhënie të qeverisë. Ka të bëjë me vijimin apo përmbushje e një detyrimi që rrjedh nga disa raporte të OSBE-ODIHR për zhvillimin e reformës Zgjedhore. Mazhornaca nuk respekton të drejtën e opozitës që të përfaqësohet me ato që do në tryezën e Reformës Zgjedhore. Ka një tallje apo ndërhyrje të vazhdueshme që kryetarja e parlamentit bën me punët e grupit të PD-së. Jemi të vendosur që të mos lejojmë veprimtarinë normale të parlamentit deri sa opozitës t’i respektohen të drejtat e saj. Dua të shpreh vendosmërinë time se mazhoranca ta harrojë që të kryejë veprimtarinë normale. Kanë sjellë sot 100 forca të gardës së republikës.”- tha Bardhi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top