Dështon për herë të tretë seanca për inceneratorin e Fierit, shkak mungesa e prokurorit

Për herë të tretë ka dështuar seanca për inceneratorin e Fierit në në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e prokurorit të çështjes Dritan Preçi. Seanca e radhës është vendosur më 24 mars.

SPAK ka çuar në gjykatë më 19 dhjetor të vitit të kaluar për inceneratorin e Fierit ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetin Alqi Bllako dhe disa biznesmenë e zyrtarë.Sipas SPAK, Bllako, Koka dhe zyrtarët e tjerë kanë shkelur ligjin me procedurat e dhënies së koncensionit, si dhe kanë falsifikuar dokumentet për pronën mbi të cilën është ndërtuar ky objekt.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top