PD ankimoi vendimin e Celibashit/ KAS hedh shortin, caktohet relatori i çështjes

Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve u hodh shorti për caktimin e relatorit për ankimimin e Partisë Demokratike. Relator i çështjes për ankimimin e Partisë Demokratike u caktua Koli Bele.

Ditën e djeshme, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi përfundimisht që PD të mos futet në zgjedhje. Kjo pasi nuk ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm. Pas vendimit të KQZ për mosregjistrim, përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa ankimoi vendimin në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS). Nëse KAS lë në fuqi vendimin e Celibashit, PD ka të drejtë që brenda 5 ditëve t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top