Halaand, Bellingham, Vinicius marrin trofetë e parë të “Topit të artë”

Është duke u zhvilluar në këto momente ceremonia e 67-të dhënies së çmimit “Topi i Artë” që po mbahet në Paris. Aty do të ndahen çmimet për më të mirët e futbollit të sezonit të kaluar. Padyshim se vëmendja kryesore është te çmimi prestigjioz për të cilin kandidatët kryesorë janë: Lionel Messi, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

Jude Bellingham u shpall fitues i çmimit “Kopa Trophy” për vitin 2023, i cili i takon futbollistit më të mirë nën moshën 21-vjeç. Ylli i ri anglez në sezonin e fundit regjistroi 51 paraqitje, teksa shënoi 15 gola dhe shtoi 8 asiste.

 

Vinicius Junior ka fituar çmimin “Socrates” për të vlerësuar punën humanitare të një futbollisti. Ai është themelues i “Instituto Vini.Jr”. Ylli i Real Madridit angazhohet për të ndihmuar popullatën në Brazil, veçanërisht fëmijët.

 

Argjentinasi Emiliano Martinez fitoi çmimin e portierit më të mirë. Çmimi “Yachine” i jepet portierit më të mirë. Ai do të mbahet mend veçanërisht për paraqitjet e tij me Argjentinën në Kupën e Botës.

 

Erling Haaland u shpall fitues i trofeut “Gerd Muller”, një trofe që jepet çdo vit nga “France Football” për sulmuesin më të mirë. Ai e fitoi këtë trofe pasi sezonin e fundit e mbylli me 56 gola të shënuar.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top