Çfarë pritet të ndodhë në seancën e sotme plenare?

Pasditen e sotme pritet të mbahet seanca plenare, teksa përfundon edhe afati i përjashtimit të 23 deputetëve të opozitës. Këto të fundit u përjashtuan me vendim të Sekretariatit të Etikës më datë 19 tetor, pas kaosit në seancën e asaj dite.

Edhe seanca e sotme pritet të jetë jo pak e qetë, pasi grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur që të gjithë deputetët të jenë të pranishëm.

Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka bërë thirrje që deputetët të mblidhen në 16:30 në Kuvend dhe të futen së bashku në seancë.

Opozitarët e përjashtuar do të mbërrijnë në Kuvend për t’u bërë pjesë e seancës, pasi argumentojnë se afati 10 ditor i përjashtimit ka përfunduar më datë 29 tetor.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top