Parashikimi i motit: Rriten lehtë temperaturat

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në vijën bregdetare.

Sipas MeteoAlb parashikohet që orët e pasdites do të sjellin vranësira në të gjithë territorin e vendit ku më të dendura vransërirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore, por mundësia për reshje do të jenë thuajse zero.

Temperaturat e ajrit do të rriten duke u luhatur në vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C. Era do te fryjë mesatare, por herë pas here e fortë me shpejtesi deri në 45 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top