Serbia është nën presion të madh për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, sipas një deklaratë të zëdhënëses së Kremlinit. Kjo vjen pas deklaratës së një ministri serb se vendi duhet t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës.
Vendi ka dënuar në mënyrë të përsëritur pushtimin e Ukrainës në Kombet e Bashkuara por i ka rezistuar thirrjeve për të vendosur sanksione.
“Një pozicion i çuditshëm: Amerika ushtron presion mbi Serbinë dhe ministri serb bën thirrje për një veprim kundër Rusisë,” tha Maria Zakharova, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse.
Rusia e ka mbështetur Beogradin në kundërshtimin e tij ndaj pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Por të hënën, Rade Basta, ministër i ekonomisë i Serbisë nga Partia Socialiste në pushtet, tha se Beogradi po paguante “një çmim të lartë” për refuzimin e tij për t’iu bashkuar një embargoje ndërkombëtare kundër Rusisë.
“Vendi ynë tashmë po paguan një çmim të lartë për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe kjo po bëhet e padurueshme”, tha Basta.
Serbia dëshiron t’i bashkohet Bashkimit Europian, investitorit dhe partnerit të saj kryesor tregtar.
Megjithatë, ajo varet tërësisht nga importet e gazit nga Rusia.