Ç’mendim ka për 2 avokatet e çështjes? Berisha: Nuk kam marrë asnjë njoftim

Sali Berisha u pyet ditën e sotme në lidhje me avokatet e reja që iu caktuan nga shteti për çështjen ‘Partizani’. Kryedemokrati tha se nuk i komenton dot, pasi nuk ka asnjë informacion për to. Më tej, Berisha shton se nuk është njoftuar se do të mbrohej nga këto dy avokate.

Pyetja– Çfarë mendimi keni për 2 avokatet, njëra ish-kandidate për deputete e LSI, tjetra njihet si mbështetëse e PD?

Sali Berisha: Nuk kam asnjë njoftim, unë duhet të njoftohesha sipas procedurës, mesa di unë por mbase dhe…se kaq familjar nuk jam me rregullat. Së dyti, për persona që nuk i njoh, nuk komentoj, them se nuk kam asnjë lloj komenti dhe kjo është normale. Ai që u hoq ishte valut, sesi e hoqën nuk e mora vesh.

Seanca për Sali Berishën është shtyrë sërish me 5 orë dhe pritet të nisë në orën 15:00. Shtyrja u bë në mënyrë që dy avokatet e caktuara nga shteti, Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia, të njihen me dosjen. Nga ana tjetër, mbrojtja e ish-kryeministrit ka depozituar kërkesën për përjashtimin nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top