“Janë zbuluar telefonat e kriptuar”, Berisha akuza Ramës: Ka komunikime me McGonigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot Edi Ramën se janë zbuluar komunikimet e këtij të fundit me eksponentë kriminalë, bosë trafiqesh, por edhe ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal.

Berisha deklaroi gjatë konferencës me gazetarët në selinë blu se Rama është “ngërthyer” nga zbulimet e telefonave të kriptuar që ka përdorur.

Sipas tij kreu i qeverisë ka pasur komunikime me ish-agjentin e FBI-së, McGonigal, por edhe eksponentë të rrezikshëm të krimit dhe bosë trafiqesh.

Ai u shpreh se shumica e telefonave të kriptuar me programet sekrete të komunikimit si “SKY ECC dhe EncroChat”, kanë qenë në ndërtesën e Këshillit të Ministrave, duke implikuar anëtarët e qeverisë.

“Edi Rama në një degradim total moral, psikik dhe të gjithanshëm, po përjeton krizën më të thellë të keqqeverisjes së tij.

I ngërthyer nga seriali i veprave penale të kryera në drejtimin e organizatës kriminale që ka ndërtuar, i ngërthyer nga zbulimet të telefonave të kriptuar që ka përdorur, që ka menduar se çdo bisedë e tij është e sigurt.

Vetëm bisedat me McGonigalin janë tërkuzë saqë kalojnë nga njëra anë në anën tjetër të Atlantikut.

Por nuk janë vetëm këto biseda, janë bisedat me eksponentët më të rrezikshëm të krimit dhe bosët e trafiqeve.

Nga 8 mijë SKY ECC, Encrochat dhe nja dy-tre të tjerë, telefona të kriptuar në Shqipëri, përqendrimi më i lartë ka qenë në ndërtesën e Këshillit të Ministrave.

Edi Rama, i damkosur në mënyrë përfundimtare si hajduti më i madh i pasurive publike në historinë e këtij vendi, si njeriu që ndërtoi sarajet e tij duke pasur të deklaruara gjithsej 400 mijë lekë dhe 38 mijë euro.

Që deklaron se bleu truallin me 2 dollarë, që thotë se e ndërtoi me paratë e emigracionit, pa pasur një qindarkë të deklaruar gjëkundi. Një nga ndërtimet më të kushtueshme, me një oborr, me një park 5 mijë metrash, një njeri që ka firmosur në çdo fazë procesin e vjedhjes më të madhe të shekullit.

Një njeri që kur filloi karrierën si kryeministër, u akuzua në raportin e OSBE se kishte të fshehura në offshore 200 milionë euro dhe nuk e çeli gojën dot të përgënjeshtronte apo të hidhte në gjyq.

Edi Rama përjeton fundin e tij të pashmangshëm.

Pas rrënimit përfundimtar të votës, atë e pret përgjigjja e merituar e 600 mijë votuesve idealistë, që besojnë të vota dhe vlerat e demokracisë.

Në këtë kontekst, e damkosi në mënyrë përfundimtare edhe raporti i fundit i ODIHR-it.”, u shpreh Berisha ndër të tjera.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top