Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njofton se të paktën 2,360 fëmijë janë vrarë në Rripin e Gazës që është bombarduar nga ushtria izraelite që nga 7 tetori në shenjë hakmarrje për një sulm nga grupi islamike palestinezë Hamas në territorin jugor izraelit.
Agjencia e OKB-së për fëmijë shtoi se 5,364 fëmijë të tjerë u plagosën. “Situata në Rripin e Gazës është një njollë në rritje në vetëdijen tonë kolektive. Shkalla e vdekjeve dhe lëndimeve është thjesht e pabesueshme”, tha Adele Hodre, drejtore e UNICEF-it për rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Mungesa gjithnjë e më akute e ujit të pijshëm, ushqimit, karburantit dhe nevojave të tjera bazë në palestinë ka pasoja shumë të rënda për fëmijët, të cilët përbëjnë rreth 50% të popullsisë (2.3 milionë).
UNICEF u bëri thirrje palëve të shpallin një armëpushim në mënyrë që ndihma humanitare të mund të shpërndahet pa pengesa. Agjencia gjithashtu apeloi për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe grupet e tjera të armatosura, dhjetëra prej të cilëve janë fëmijë.