Mbahet sot në GJKKO seanca për kryedemokratin Berisha

Mbahet sot seanca gjyqësore ndaj kryedemokratit Sali Berisha, i cili ndodhet nën hetim për korrupsion pasiv për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Mësohet se seanca për ish-kryeministrin është vendosur për në orën 14:30.

Seanca e djeshme për Berishën u ndërpre, pasi mbrojtja e tij ka kërkuar kohë të njihet me aktet. Teksa ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar të paraqitet në GJKKO për t’u marrë në pyetje, ai u përfaqësua nga dy avokatë, Genci Gjokutaj dhe Sokol Mengjezin.

Berisha zgjodhi të mbajë një konferencë me gazetarët në orarin e caktuar nga GJKKO për marrjen në pyetje të ish-kryeministrit lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani. Kujtojmë se dje Gjokutaj u shpreh se në momentin kur Berisha nuk ka marrë vendim për procesin ligjor ndaj tij, ai nuk është pjesë e procesit, ndërsa theksoi se në emër të tij kishte kallëzuar gjyqtaren Irena Gjoka.

“Ky është proces i parregullt ligjor. Në momentin kur zoti Berisha nuk ka marrë vendim, nuk është pjesë e procesit. Këtë ngërç procedural duhet ta zgjidhë gjykata. Duhet ta zgjidh organi i procedurës, ata që e bën”, tha ai.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top