Seanca në GJKKO/ Berisha: Jam i gatshëm të pyetem por nuk e shkel Kushtetutën

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur në një komunikim të shkurtër për gazetarët teksa hynte në selinë blu. I pyetur nëse sot do të paraqitej në seancën në GJKKO ai tha se nuk pranon asnjë kompromis për shkeljen e ligjit.

Ai tha se do konsultohet me juristët për hapat që do të ndërmarrë.

“Siç e dini ju, jam njeriu që kam dërguar në parlament ligjin, i cili vendoste barazinë e plotë mes çdo zyrtari dhe zyrtarit në Kushtetutë. Këtë ligj e ktheu me forcën e kartonit Rama. Jam gati ta votoj nesër. Përderisa ky ligj është në kushtetutë, nuk pranoj asnjë kompromis për shkeljen e tij. Po konsultohem me juristë.

Në çdo kohë jam i gatshëm të paraqitem për t’u pyetur dhe për çdo gjë. E vetmja gjë që nuk pranoj është të shkel kushtetutën e vendit. Të ndryshojmë kushtetutën. Jam autori i ligjit që kjo mbrojtje të mos ekzistojë. Hajde të ndryshojmë kushtetutën, por ta menderosim kushtetutën.
Sa kureshtje keni ju, besoj me këto që u përgjigja jam korrekt fare. Piramida e trillimit, mashtrimit e falsifikimit do të shembet dhe u garantoj se nuk pengoj asnjë proces hetimor, gjyqësor, etj”, tha Berisha.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top