Camp Nou i ri do të jetë një spektakël: video i ka lënë tifozët gojëhapur

18 muaj pritje, ndoshta edhe ndonjë më shumë, në të cilat Camp Nou i vjetër do të kalojë në rikonstruksion dhe Barcelona do t’i luajë ndeshjet e saj në shtëpi në stadiumin Olimpik të qytetit. Për klubin dhe tifozët, megjithatë, padyshim që do t’ia vlejë pritja. Arsyeja është e thjeshtë: pas rinovimit impianti i ri blaugrana do të jetë një spektakël për sytë e të gjithëve. Videoja e shpërndarë nga katalanasit në rrjetet sociale, fjalë për fjalë, të lë gojëhapur.

CAMP NOU I RI ËSHTË I JASHTËZAKONSHËM
Harrojeni Camp Nou “e vjetër” historik, i madh por jo shumë funksional, madhështor por i parehatshëm për tifozët e detyruar ta shikojnë ndeshjen nga larg. Pa harruar se 50% e stadiumit është i pambrojtur nga kushtet e pafavorshme të motit. Puna e restaurimit në shtëpinë blaugrana ka nisur disa muaj më parë dhe rezultati përfundimtar do të jetë sensacional, siç tregohet në një video të shpërndarë në kanalet sociale të klubit.

 

Hapësirë për 110 mijë spektatorë, pamje harmonike dhe moderne, e projektuar vërtet në të ardhmen. Mbulimi total i shkallëve, të cilat do të çmontohen dhe rindërtohen. 1.5 miliardë janë shpenzuar për “Spotify Camp Nou” (ky është emri i tij i ri). E tani, impianti premton të konkurrojë në kushte të barabarta me Santiago Bernabeun e ri.

 

https://x.com/FCBarcelona/status/1715738218966954396?s=20

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top