Mblidhet Kryesia e PS/ Rama ‘porosi’ deputetëve: Angazhohuni në Kuvend

Sot është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Në mbledhje ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i partisë.

Në mbledhje, Rama u ndal tek bashkëpunimi mes grupit parlamentar dhe qeverisë për çështje me interes në mbledhje të komisioneve parlamentare dhe seancave plenare. Kreu i Qeverisë foli edhe për angazhimin e deputetëve në Kuvend si dhe në kontakte me qytetarët në terren.

Në grup, Rama diskutoi edhe mbi prioritetet e projektbuxhetit për vitin e ardhshëm dhe kërkoi angazhim të deputetëve në diskutimin parlamentar të projektbuxhetit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top