Parashikimi i motit: Vranësira të dendura në gjithë vendin

Orët e paradites paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve të shkurta dhe vranësirave të dendura në të gjithë territorin e vendit. Parashikohet që orët vijuese të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin, duke sjellë dhe reshjet e para te shiut si fillim në zonat veriore dhe veriperëndimore, por gradualisht shirat do të përfshijnë të gjithë territorin ku herë pas here do të jenë rrebeshe shoqëruar me stuhi të forta ere.

Parashikohet që gjatë natës reshjet të pësojnë intensifikim në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita do të sjellë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 30°C. Era do te fryjë e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top