“Çekët u mërzitën, edhe shokët e mi, por shpresoj të vijnë në Gjermani”: Laçi gati të sfidojë Bullgarinë

 

“Objektivi i parë ishte kualifikimi në Europian. Tani si objektiv të dytë kemi vendin e parë dhe për atë do luftojmë”. Qazim Laçi I ka idetë e qarta në lidhje me kualifikueset drejt Euro 2024. Një dëshirë ai i vendit të parë që u bë objektiv me kalimin e ndeshjeve. Mesfushori I Sparta Pragë sigurisht ka dashur të ishte në fushë kundër çekëve, por pret momentin e tij.

Kundër Bullgarisë do të ketë ndryshime në fromacion dhe mund të provojë skemat e tij me lojtarë të tjerë: “Besoj se trajneri Silvinjo i njeh të gjith vlerat e lojtarëve. Jemi të gjithë të rëndësishëm për ekipin. Jam dakord me ju edhe për ne që nuk kemi shumë minuta me ekipin kombëtar është si një ndeshje zyrtare dhe prandaj do ta marrim seriozisht”.

Pas 3-0 në Arena Kombëtare, sigurisht që çekët nuk do jenë të kënaqur. Tani kualifikimi i tyre është komplikuar, edhe pse Laçi shpreson që në fund ata tja dalin: “Shokët te Sparta e Pragës, çfarë më thane? Nuk ishin shumë të kënaqur dhe mua më vjen keq. Shpresoj që ata të kualifikohen në fund”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top