OKB: Vdekja e kameramanit të Reuters në Liban pasqyron rrezikun e përhapjes së luftës Izrael-Hamas

Vdekja e kameramanit të agjencisë së lajmeve Reuters Issam Abdullah në Libanin jugor, ku ai po mbulonte zhvillimet, dëshmon rrezikun e madh që lufta midis Izraelit dhe Hamasit të “përhapet” në territorin libanez, paralajmëroi Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara te premten Antonio Guterres.

Përveç kameramanit që vdiq, gjashtë anëtarë të tjerë të stafeve të lajmeve të dërguara në zonë nga Reuters, AFP dhe Al Jazeera u plagosën, thanë tre mediat. Gazetarët ishin afër fshatit Alma es Sab kur u goditën nga granatimet ndërkufitare, tha një gazetar i plagosur i AFP.

Një burim i AFP-së në forcat e sigurisë të Libanit tha se bombardimet izraelite pasuan një tentativë për infiltrim palestinez nga pala libaneze.

Dy anëtarë të tjerë të ekipit të Reuters, Thaer al-Sudani dhe Maher Nazeh, u plagosën dhe kërkuan trajtim mjekësor, tha agjencia, duke shtuar se po përpiqej të mblidhte “më shumë informacion” për atë që ndodhi.

Fotoreporterja e AFP-së, Christina Assi dhe kameramani Dylan Collins gjithashtu u plagosën dhe u dërguan në një spital në Tyre.

Carmen Juhadar dhe Eli Brahia e Al Jazeera u plagosën gjithashtu kur automjeti i tyre u godit nga bombardimet izraelite, thanë ata.

Kryeministri libanez Najib Mikati denoncoi në një deklaratë se “gazetarët janë shënjestruar nga armiku izraelit si pjesë e sulmit të tij të vazhdueshëm kundër tokës libaneze”.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top